Connect with us

Historia romantike, vajza martohet me personin që i shpëtoi jetën (FOTO)

Kuriozitete

Historia romantike, vajza martohet me personin që i shpëtoi jetën (FOTO)

Një çift nga SHBA janë kurorëzuar në martesë një vit pas takimit të tyre të pazakontë.
Heather Krueger ishte 25 vjeçe kur u diagnostikua me sëmundje të rëndë në mëlçi. Mjekët i thanë asaj se kishte më pak se 50% shanse për të jetuar dhe vetëm pak kohë.
Heather kishte “luftuar” për të gjetur një donator që të realizonte transplantin e mëlçisë në mënyrë që t’i shpëtonte vdekjes.
Shumë persona u testuan, por asnjëri nuk i plotësonte tre kushtet thelbësore: të qenit në gjendje të mirë shëndetësore, të kishte grupin e njëjtë të gjakut dhe madhësi të njëjtë të mëlçisë.
Chris Dempsey ishte një ndër ata të cilët iu nënshtrua testimit. Ai kishte dëgjuar një nga kolegët se kushërira e tij kishte nevojë për një transplantim të mëlçisë.
Pasi Chris u testua, Heather gjeti jo vetëm personin që i shpëtoi jetën, por edhe bashkëshortin e saj të ardhshëm.
Operacioni i transplantit zgjati më shumë se 8 orë, Chris i dhuroi Heather gjysmën e mëlçisë dhe gjithçka shkoi mirë.
Chris dhe Heather nuk ishin takuar kurrë më parë. Pasi shëndeti i tyre u përmirësua marrëdhëniet mes Heather dhe Chris u thelluan.
Ata deklaruan se kishin ndjenja për njëri-tjetrin përpara se t’i nënshtroheshin operacionit, por nuk kishin guxuar të flisnin për këtë duke menduar se kjo do të ishte e çuditshme.
Krueger tha se Chris i kishte thënë se nuk i detyrohej asgjë për këtë veprim mjaft human nga ana e tij.
Por më vonë ata kuptuan se mes tyre kishte diçka që shkonte përtej kësaj. Nisur nga kjo ndjenjë e veçantë që po përjetonin të dy, ata realizuan dasmën e ëndrraveromantik2

romantik3
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top