Kuriozitete
Hodhi foshnjen nga dritarja dhe i shkruajti të dashurit: Ishte vajze!
Pasi e hodhi foshnjen e porsalindur nga dritarja, nëna adoleshente i dërgoi një mesazh rënqethës të dashurit të saj, ku i tregonte gjininë e bebes.
Ngjarja e rëndë u shënua në Nebraska të SHBA. Pasi e vrau të porsalindurën, Antonia Lopez i shkruajti të dashurit; “meqë ra fjala, ishte vajzë”.
Pavarësisht krimit të rëndë, 16 – vjeçarja i shpëtoi burgut, pasi pranoi fajësinë përpara një gjykate për të mitur.
Sipas të përditshmes “The Sun”, Lopez u akuzua fillimisht si e rritur dhe rrezikonte 20 vite burg, por çështja e saj u transferua dhe ajo u gjykua si minorene.
Rasti i të resë u përshkruajt “reagim si pasojë e panikut”, e jo vrasje me paramendim.
Policia tha se ajo ishte vetëm në dhomë kur i erdhën dhimbjet dhe solli në jetë një vajzë, para kohe.
Ajo e hodhi të voglën nga dritarja dhe më vonë i tregoi të ëmës për aktin e tmerrshëm që kishtë ndërmarrë.
E vogla nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën.
Adoleshentja mohoi të ishte në dijeni për shtatzëninë dhe lindi dy muaj para kohe.
Gjykata e të miturve e urdhëroi 16 – vjeçaren që të vazhdojë shkollën dhe të marrë mjekim mjekësor e të qëndrojë në kujdes psikiatrik