Connect with us

Horoskopi sot, 15 shtator 2018

Kuriozitete

Horoskopi sot, 15 shtator 2018

Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme.
Dashi

Do të jeni shumë falënderues dhe të kuptueshëm me personin që doni dhe kjo do t’ju lejojë të kaloni një fazë të kënaqshme, me pasion dhe erotizëm.

Demi

Nuk duhet të ngrini zërin për t’ju dëgjuar të gjithë. Jini të qetë dhe të vendosur kur flisni në ambientet profesionale. Do të bëni për vete një person vërtet interesant.

Binjakët

Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme. Lajme të reja do t’ju vijnë. Sqarojeni menjëherë një problem që keni me një mik, sepse përndryshe gjërat mund të ndërlikohen.

Gaforrja

Objektivat tuaja do t’i arrini me shumë lehtësi, madje nuk do t’i ndieni sforcimet e bëra. Ju këshillohet që në dashuri të jeni shumë të sinqertë për të qenë mirë.

Luani

Raportet tuaja me të tjerët nuk do të jenë shumë favorizuese sot. Mos prisni shumë nga ata dhe mësohuni të jeni më të kuptueshëm. Personi që ju e pëlqeni, nuk është njeri pozitiv.

Virgjëresha

Marrëdhëniet me fëmijët do të jenë shumë të mira. Venera do t’ju bëjë tërheqës. Sot do të jetë një ditë ideale për të bërë palestër. Kujdesuni më shumë për partnerin tuaj.

Peshorja

Një fitim i vogël në mbrëmje për të lindurit në ditën e hënë dhe të mërkurë. Por bëni kujdes me shpenzimet dhe mundohuni të kurseni para, sepse në të ardhmen do t’ju nevojiten shumë!

Akrepi

Mos u entuziazmoni shumë kur t’ju bëhet një propozim pune, por përqendrohuni tek avantazhet konkrete që mund të merrni prej saj. Kjo fazë do të jetë delikate edhe në marrëdhënien çift.

Shigjetari

Ndihmoni dikë duke e dëgjuar, duke e këshilluar, duke i qëndruar pranë ose nëse keni mundësi ndihmojeni edhe materialisht nëse është në vështirësi. Kjo e mirë do t’ju kthehet një ditë.

Bricjapi

Nëse keni bërë fjalë me partnerin tuaj, sqarojini menjëherë keqkuptimet që ju kanë bërë jo tolerant dhe ju kanë irrituar. Situata që po jetoni është me të vërtetë e ndërlikuar.

Ujori

Sot të lindurit në ditën e martë, të enjte dhe të shtunë do të jenë “hijerëndë” me partnerët e tyre. Dashuria duket se është venitur dhe çdo arsye është e “mirë”…për t’u grindur.

Peshqit

Jupiteri ju fton që të përqendroheni në mundësitë tuaja dhe garanton një sukses pothuajse të menjëhershëm, për aq kohë sa ju do të vini në përdorim inteligjencën dhe jo instinktin.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top