Kuriozitete
Horror në mes të qytet/ Shkodranët të tmerruar nga ajo ç’u shohin sytë por askush nuk merr masa
Qytetarët e Shkodrës kalojnë prej ditësh të tmerruar në një prej rrugëve kryesore të qytetit, por bashkia duket se nuk ka as “sy” për të parë e as “hundë” për të nuhatur.
Një kafshë e ngordhur tek Ura e Vjetër është bërë tashmë dreka dhe darka për qentë e rrugës, ndërkohë që pamjet nga zona janë një horror më vete.
Ato kanë shqetësuar shumë prej shkodranëve të cilët nuk kanë nguruar të denoncojnë papërgjegjshmërinë e autoriteteve të bashkisë.
Nga fotot që kanë mbërritur në redaksinë e “JOQ.al”, mund të përcaktojmë se bëhet fjalë për një kalë të ngordhur, i cili është lënë aty prej disa ditësh.
Në denoncimin e tij, një qytetar shprehet se: