Kuriozitete
Horror në Vlorë, 55-vjeçari përdhunon vajzën e mitur
Një burrë në Vlorë është vënë nën akuzë për përdhunimin e një vajze të mitur.
Gjatë ditës së djeshme u bë shpallja në kërkim e 55-vjeçarit B.B., me banim në Vlorë, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13 vjeçe.
Mësohet se ngjarja për të cilën dyshohet i shpalluri në kërkim, ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen “Lirimi” të qytetit bregdetar.
E mitura ka qenë duke kaluar në rrugë, kur B.B., i cili jetonte në të njëjtën lagje me të e ka mënjanuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
E mitura e shoqëruar nga prindërit ka shkuar në polici, ku është bërë dhe denoncimi në prani të psikologut.
Aktualisht pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që i dyshuari është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.