Kuriozitete
Humb jetën një i ri, e zuri pema teksa po bënte dru zjarri
Humb jetën një i ri, e zuri pema teksa po bënte dru zjarri
Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur një ditë më parë në Kuçovë.
Një i ri humbi jetën në pyll, teksa ishte duke prerë dru për ngrohje, në fshatin Goraj të Kuçovës.
Sipas policisë, 27-vjeçari E.P, ishte duke prerë dru në vendin e quajtur “Ullishta”, teksa një trung i ra mbi trup.
Ai u transportua menjëherë për ndihmë në spital, por nuk mundti t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.11.2017, në fshatin Goraj, te ‘’Ullishta’’, shtetasi E.P, vjeç 27, duke prerë dru, e ka zënë një trung, për pasojë ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.