Kuriozitete
Humbet 38 kg vetëm me një veprim krejt të thjeshtë
Një grua ia doli të humbiste 38 kg falë një veprimi krejt të thjeshtë.
Ashleigh Munn, 24, nga Greenock, Skoci, kishte arritur peshën 101 kg dhe mjekët i kishin thënë se kockat e saj nuk mund ta mbanin këtë peshë.
Ajo vendosi ta dokumentonte në “Instagram” çdo ditë të dietës, të cilës iu nënshtrua. Munn ndante me ndjekësit çdo ditë menynë ditore dhe peshën e humbur.
Muun u motivua ta niste dietën, pasi zbuloi se kishte një kist të përmasave të mëdha në vezore. Ajo thotë se nuk mund të ishte një model i jetesës së shëndetshme për të bijën nëse do të vazhdonte kështu.
Ekspertët nutricionistë thonë se nëse mban shënim çdo gjë që ha, kjo mund të ndihmojë në humbjen e peshës.