Kuriozitete
I ishte kthyer në makth, tropojania “i bën gropën” burrit
I ishte kthyer në makth, tropojania "i bën gropën" burrit
Ka marrë fund makthi i një vajze nga Tropoja, e cila prej kohësh përndiqej nga një burrë. Bëhet fjalë për 36 vjeçaren me inicialet D.D., banuese në fshatin Bujan të Tropojës e cila ka kallëzuar në polici, 53-vjeçarin me iniciale I.B., banues në fshatin Dojan, po në Tropojë.
Në dëshminë e saj, e reja ka treguar se prej kohësh merrte mesazhe dhe telefonata nga burri në fjalë.
Madje sa herë e shikonte në rrugë, ai e ndalonte atë duke u kthyer në një shqetësim të vërtetë oër të renë.
E ndodhur në këtë situatë, 36 vjeçarja ka bërë denoncimin në polici, duke pretenduar se personi i lartpërmendur e ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme
Menjëherë pas kësaj, uniformat blu kanë vënë në pranga burrin 53 vjeçar.
Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza e përndjekjes dhe rrezikon një dënim me burg nga 6 muaj deri në katër vite. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.