Kuriozitete
I kërkuar nga drejtësia gjermane për vrasje, shqiptari kapet në Morinë
I kërkuar nga drejtësia gjermane për vrasje, shqiptari kapet në Morinë
Një shqiptar nga Kosova i shpallur në kërkim për vrasje nga shteti gjerman është arrestuar ditën e djeshme nga policia kufitare e Morinës.
Burime policore bëjnë të ditur se në pranga është vënë Jakup Smaili, 60 vjeç, lindur dhe banues në Verbicë. Mësohet se arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin gjerman.
Gjatë regjistrimit në hyrje të stacionit të PKM, rezultoi se Smaili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.
Autoritetet Gjyqësore Gjermane kanë lëshuar urdhër arresti me nr.1211 AR 1128/93, datë 27 janar të vitit 2006, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”.
Maksimumi i dënimit për 60 vjeçarin nga Kosova është burgim i përjetshëm. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.