Showbiz
I publikuan foton para operacioneve plastike, godet Armela e Big Brother
Një foto e Armela Hysenit, ish-banores së Big Brother, e postuar nga “Vipat e Bllokut”, kur ajo ishte “e pabërë” nga operacionet plastike ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Në foto, Armela shihet mjaft e vogël dhe bien në sy buzët e holla e të futura brenda. Ajo ka pranuar se ka ndërhyrë pas “Big Brother” në hundën e saj, të cilën e ka zvogëluar dhe i ka dhënë përmasat që e bëjnë të ndihet më komode.
Mirëpo, menjëherë pas publikimit të fotos, Armela ka reaguar përmes një InstaStory, teksa ka publikuar foton e saj në një pasarelë mode, para disa vitesh.
Ja pra dhe Armela “e pabërë”. 16-17 vjeç me makeup të përshtatshëm. Thjesht po them domethënë”, shkruan ajo.