Connect with us

I riu gjendet i pajetë në një banesë të braktisur, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

Kuriozitete

I riu gjendet i pajetë në një banesë të braktisur, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

I riu gjendet i pajetë në një banesë të braktisur, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

Trupi i pajetë i një të riu është gjetur një ditë më parë në një banesë të baraktisur.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Llambi Bonata”, në Tiranë, ku sipas policisë dyshohet se personi ka gjetur vdekjen si pasojë e mbidozës nga heroina.

Viktima është indentifikuar vetëm me inicialet, A.T, 32 vjeç, banues në Kombinat të Tiranës.

Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit, ky person prej vitesh ka qenë përdorues i rregullt i heroinës.

“Nga veprimet rezultoi se vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprim”, thuhet në njoftimin e policisë. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top