Connect with us

I riu shqiptar largohet nga burgu, autoritetet në alarm

Kuriozitete

I riu shqiptar largohet nga burgu, autoritetet në alarm

I riu shqiptar largohet nga burgu, autoritetet në alarm

Një i ri nga Shqipëria është arratisur nga një burg, në Hamburg të Gjermanisë.

Ai ishte çuar në këtë institucion për t’u dëbuar nga shteti gjerman, por ka arritur që të largohet.

Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili sipas mediave vendase, është arratisur përmes telave me gjemba, i ndihmuar nga një algjerian.

Policia thotë se ai e kishte përgatitur mirë arratisjen. Shtrati i tij në dhomën e burgut ishte përgatitur në mënyrë të tillë, që të dukej se ai ishte duke fjetur.

22-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa menjëherë sapo u informua për ngjarjen, autoritetet filluan kontrollet në aeroporte.

Si masë sigurie është bërë e mundur edhe bllokimi i fluturimit të avionëve, për të shmangur arratisjen përmes ajrit. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top