Kuriozitete
Identifikohet autori, kush është djali me nënshtetësi gjermane që plagosi policin
Identifikohet autori, kush është djali me nënshtetësi gjermane që plagosi policin
Është identifikuar autori i plagosjes me armë të efektivit të policisë së Tiranës Ermal Bregu, një natë më parë në Tiranë.
Ai është Daniel Manushi 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë pranë pallateve ‘Çabej’.
I riu ndodhet në arrati, i shpallur në kërkim nga policia për rastin në fjalë. Mësohet se uniformat blu kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e tij, por pa rezultat.
Daniel Manushi qëndronte pothuajse gjithmonë tek ish-parku i autobusëve në kryeqytet, aty ku kishte edhe rrethin e tij shoqëror.
Ndërkohë që mbrëmjen e së martës, së bashku me një shokun e tij kanë debatuar fillimisht në një lokal me policin Bregu. Dhe më pas konflikti mes tyre ka degraduar me 24 vjeçarin që ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në bark efektivin. Ky i fundit mbeti i plagosur, por jashtë rreziku për jetën.
Plagosja e policit Ermal Bregu ndodhi mbrëmjen e së martës rreth orës 19:35 në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, ndërsa Policia e Tiranës sqaroi se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e efektivit 33-vjeçar. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.