Connect with us

Më iku nusja në natën e parë të martesës!

Kuriozitete

Më iku nusja në natën e parë të martesës!

As sot nuk e kam të qartë se ç’ndodhi me mua natën e parë të martesës. Atë që e kisha dashur aq shumë, pesë vjet rresht, në natën e parë të martesës më ngjante në shtrigë dhe kjo bëri që ta përdorja dhunën ndaj saj, ndonëse tash vuaj për të dhe e dua ende shumë…

E kam humbur dashurinë time përgjithmonë po atë natë kur u martova me atë që e kisha dashur më shumë se vetveten. Diçka e çuditshme ka ndodhur në jetën time atë të diel kur u martova… As tash nuk di se çka ndodhi atë natë me mua, por mund ta përshkruaj sjelljen time të keqe dhe veprimet e mia të pamatura. Kishim pesë vjet që ishim bashkë, si dy qershi në një rremb. Shkonim në shtëpinë e njërit – tjetrit dhe nuk mund të rrinim pa u parë, së paku, një herë në ditë. E caktuam edhe ditën e martesës, e që edhe pse nuk ishte larg, neve na dukej e largët.

 Nata e parë

E di se kur ka filluar dasma kam qenë në gjendje normale deri në momentin kur kam hyrë dhëndër. Më kanë uruar të gjithë martesën dhe e di se kam hyrë në dhomën time, ku më priste nusja. Kur kam hyrë brenda më janë ngritur flokët përpjetë. Jam ulur në shtrat dhe jam munduar ta qetësoj veten. Filloi të më dhembte koka dhe më bëhej se gjaku më dilte prej veshëve. Nusja më është afruar, por kur e kam shikuar mirë në fytyrë nuk më ngjante në atë që e kisha dashur pesë vjet rresht.

“Oh, Zot, a është kjo ajo të cilën pesë vjet e kam dashur dhe për të cilën kam vuajtur shumë?”, i thash vetes.

Ajo, si duket, e kuptoi se me mua diçka nuk ishte në rregull dhe më pyeti se a ndihesha mirë.

“Kush je ti?”, i thash pa dashje.

“Nuk është sonte nata të tallemi!”, ma ktheu me buzëqeshje të lehtë.

“Ti nuk je e dashura ime. Ti më shumë i ngjan një shtrige”, më dolën pa dashje këto fjalë nga goja.

Do e vrisja po të mos ndërhynin të shtëpisë

Pas një kohe shqetësimi im sa vinte e shtohej, aq sa nusen fillova edhe ta grushtoj. Me tërë fuqinë time i rashë shuplakë, kurse ajo nuk më kundërshtoi fare.

“Çka po ndodh me ty?”, më tha pas shuplakës së parë që ia dhashë.

Kjo më pengoi edhe më shumë dhe jam ngritur sërish në këmbë për ta grushtuar së dyti. Në çast ajo ka bërtitur dhe fill pas pak brenda janë futur dy vëllezërit e mi, të cilët kur më kanë parë në atë gjendje, më kanë shtrënguar fort për trupi dhe më kanë nxjerrë jashtë, duke më qortuar me fjalët më të rënda të mundshme. E di se nusja ime u tha se qenkam çmendur, derisa lotët i rridhnin rrëke. Vëllezërit më thanë se, vërtet, a isha çmendur, por e di se nuk u dhashë përgjigje, sepse nuk dija se çka t’u thosha. E di se u thash vetëm se nuk më shkonte nata me të në dhomë, se ajo nuk ishte e dashura ime, të cilën e kisha dashur pesë vjet rresht më shumë se veten.

“Ma largoni nga shtëpia ose do e vras!”, u thash teksa mundohesha ta qetësoja veten.

Pas një kohe e di se më ka zërë gjumi dhe kur jam zgjuar nusen nuk e kam gjetur më në shtëpi, sepse natën ajo veç kishte ikur. Të nesërmen isha po ai njeri që kam qenë gjithnjë dhe mendja më rrinte te e dashura ime…

As sot e atë ditë nuk e di se çka ndodhi me mua, por di se, edhe pse kanë kaluar dy vjet, unë ende e dua dhe vuaj shumë për të, ani pse më kurrë s’e kam parë…

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top