Connect with us

Injektoi vaj në muskuj për t’i fryrë, rrezikon t’ia presin krahët

Kuriozitete

Injektoi vaj në muskuj për t’i fryrë, rrezikon t’ia presin krahët

Ky është Kirill Tereshin, 21 vjeçari nga Rusia, i cili ka injektuar kimikate sintetike në krahët e tij për t’u dukur me muskuj të mëdhenj.
Tashmë doktorët i kanë thënë se ai është në rrezik të madh. Përzjerja e lidocainës, alkoolit, dhe vajit të ullirit i njohur si “synthol”, mund t’i shkaktojë mbytje, embolizëm dhe dëmtim të nervave.

Doktorët janë të shqetësuar dhe i japin një parashikim se çfarë do pasojë në të ardhmen. Ata deklarojnë se të riut mund të duhet që t’i priten krahet si pasojë e disa litrave synthol që ai ka injektuar në krahë.

Koktejli vrasës që ai ka injektuar në trup do të qëndrojë në muskujt e tij për 5 apo 7 vitet në vijim, edhe nëse ai ndalon së përdoruri sërish këtë koktejl.

Kirill gjithashtu rrezikon të paralizohet përveç prerjeve të krahëve që do jetë e domosdoshme që të jetojë.

Synthol është i ligjshëm por i rrezikshëm, ndërsa djaloshi tregon se ka kursyer shumë para falë injektimeve që ka krijuar vetë.

Qëllimi i tij është që të arrijë të fitojë një milion folloëers në Instagram.

Ai shpjegon se nëse do injektonte synthol duke e blerë, do i kushtonte atij rreth 5,000 paund, por duke qënë se i miksoi vetë përbërësit, atij i kushtuan vetëm 50 paund.

Kirill shprehet se:

“Nuk ndjeva probleme kur e injektoja, trupi im u mësua shpejt. Brenda një muaji mora 106,000 subscribers në Instagram. E adhuroj të bëhem i famshëm.”

Ai gjithashtu deklaron se po e merr në konsideratë një ofertë për t’u bërë një yll i filmave porno.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top