Connect with us

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Përmbytje të mëdha na presin, më në rrezik Vlora e Fieri

Kuriozitete

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Përmbytje të mëdha na presin, më në rrezik Vlora e Fieri

Instituti i Gjeoshkencave ngre alarmin: Përmbytje të mëdha na presin, më në rrezik Vlora e Fieri

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jep parashikimin e fundit, i bërë paraditen e kësaj të premteje lidhur me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave.

Gjatë ditës së sotme e premte, deri të shtunën 2 dhjetor priten reshje shumë intensive, në pjesën jugore të vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Këto reshje mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Shenjat e alarmit për përmbytje urbane ose nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël janë vendosur në tabelë sipas qarqeve. No automatic alt text available.Qarqet më të rrezikuara janë Fier dhe Vlorë. Ka mundësi për përmbytje në basenin e lumit Vjosa. Gjithashtu edhe basenet Seman dhe Shkumbin mund të kenë përmbytje përgjatë fundit të ditës së sotme . Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me sasinë e këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve ka mundësi përmbytje me prurje shumë të larta. Efektet e ndjeshme të përmbytjeve në pjesët fushore të qarqeve Vlorë dhe Fier do të ndodhin në pjesën e parë të ditës së shtunë 2 dhjetor. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve në qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat, përmbytjet mund të ndodhin përgjatë ditës së sotme, e premte. Shenjat e Alarmit për përmbytje nga lumenjtë e mesëm dhe të mëdhenj janë vendosur në tabelë sipas qarqeve . No automatic alt text available.

Në qarqet e vendit është vendosur shenja e rrëshqitjeve të tokës për shkak të intensitetit shumë të lartë të reshjeve dhe vërshimeve nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Parashikimi meteo: Sot pasdite reshjet do të vazhdojnë, me një intensitet të lartë por në rënie krahasuar me dje.

Nesër, e shtunë 2 dhjetor, reshjet do të vazhdojnë përsëri intensiteti i tyre do të jetë në përgjithësi i lartë por në rënie në veri të vendit krahasuar me sot (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 °C-15 °C

në vendet e ulta: 5 °C-14 °C

në vendet malore: 0 °C -10 °C.

Sot pasdite dhe nesër do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top