Kuriozitete
Itali, shkoni jetoni në këtë fshat dhe do merrni 2 mijë €
“Nëse vini dhe jetoni në vendin tonë, ju japim dy mijë euro”. Nuk është një shaka, por nisma e kreut të bashkisë së Bormida-s, komuna e vogël në Savona, që numëron vetëm 394 banorë dhe që rrezikon të shndërrohet në një vend tjetër fantazmë.
Kështu, administrata komunale ka nisur nga puna, duke ofruar në fillim shtëpi komunale me qira me çmime të lira (nga 50 euro në muaj për më të voglat, 120 maksimumi për të mëdhatë) dhe tani me shpërblimin ekonomik.
2 mijë euro do t’i jepen atij që do të vendosë të blejë apo marrë me qira një banesë në fshat, duke u bërë një rezident.
“Mbeten që të saktësohen disa detaje, – shpjegon bashkiaku, Daniele Galliano për gazetën italiane “Secoli XIX”, qytetari i parë që nga 2014, – por do të funksionojë me qira të ulëta që janë në këtë zonë dhe ajo do të vijojë edhe sikur kjo shumë mujore të pezullohet nga buxheti për një vit ose më shumë”.
Një nismë që të kujton atë të Vittorio Sgarbit, i cili si kryebashkiak i Salemi-t, në Trapanese, ofroi shtëpi një euro për ata që donin t’i rikonstruktonin. Por në këtë rast, nisma nuk dha rezultatet e shpresuara.