Kuriozitete
Iu vendos eksploziv në makinë, policia arreston të riun e gjymtuar. Ç’iu gjet në makinë
Iu vendos eksploziv në makinë, policia arreston të riun e gjymtuar. Ç’iu gjet në makinë
Dalin detaje të reja lidhur me atentatin me eksploziv të ndodhur këtë të hënë, ku në qytetin e Vlorës një makinë u hodh në erë me lëndë plasëse, ku për pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.
Policia thotë se lënda eksplozive u vendos në automjetin e 25-vjeçarit Inez Hajrulla, ku si pasojë e shpërthimit ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Gjatë këqyrjes së mjetit tip “Jeep” në pronësi të Inez Hajrulla, mjet të cilit ju vendos dhe shpërtheu lënda eksplozive, në sedilen e shoferit grupi hetimor ka konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip “Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krehër.
Në këto kushte policia e Vlorës, ka bërë arrestimin e 25-vjeçarit vlonjat.
Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se Hajrulla është person me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.
Bëhet me dije se një vit më parë ai është arrestuar po për të njëjtën vepër penale, atë të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për ndjekje të mëtejshme.
Mësohet se i riu i plagosur ka humbur njërën këmbë si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, ndërkohë që rrezikohet edhe këmba tjetër.
Hajrulla i cili njihet si person me precedentë të theksuar kriminalë, rezulton se është djali i një biznesmeni të njohur vlonjat.
Hetimet paraprake konfirmojnë se i riu ishte pikërisht shënjestra e atentatit të ndodhur këtë të hënë.
Ngjarja u shënua në lagjen “Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit në qytetin bregdetar, ku automjeti shpërtheu në lëvizje, ndërsa më tej vazhdoi lëvizjen për disa metra, deri kur u përplas me një mjet tjetër.
Makina tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues Hajrullaun, shpërtheu gjatë lëvizjes, ndërsa dyshohet se eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të tij.
Atentati me eksploziv në Vlorë, djalit të biznesmenit i presin këmbën
Makinës në Vlorë iu vu eksploziv, i plagosuri me precedentë të theksuar kriminal
Shpërthen në ecje e sipër makina në Vlorë, plagoset një person
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.