Kuriozitete
Ja çfarë i ndodhë penisit tuaj pasi që merrni Viagra
A jeni brengosur ndonjëherë se çfarë i ndodhë trupit tuaj pasi që e pini një hap të vogël të quajtur Viagra?
Qysh nga lansimi i saj në vitin 1998, Viagra ka shpëtuar miliona jetë seksuale të meshkujve që vuajnë nga mos funksionimi i ereksionit.
Një studim i bërë nga Superdrug tregon se çfarë i ndodhë trupit të mashkullit brenda 24 orëve që e merr këtë drogë, transmeton lajmi.net.
12 minutat e parë
Viagra shumë shpejtë i ka efektet e saj dhe mund të merr kohë vetëm 12 minuta për të i shkaktuar ereksion një mashkulli që ka këtë problem.
Pas 27 minutave
Nëse nuk ka ndodhur në 12 minutat e parë, atëherë ju do të keni një ereksion të fortë në gjysmën e parë të një ore, raporton lajmi.net.
Hulumtuesit kishin zbuluar se efekti mesatar i Viagres është vetëm 27 minuta.
Pas 57 minutave
Pasi që të ketë kaluar pothuajse në orë e plotë ju do të arrini ereksionin më të mundshëm pasi që droga e arrin përqendrimin më të lartë në gjak.
Kjo ndoshta është se përse ekspertët thonë se duhet ta përdorni Viagrën 1 orë para se të bëni seks.
Pas 4 orëve
Viagra e ka një jetëgjatësi prej 4 orëve, që do të thotë se pas 4 orëve që e keni marrë Viagrën efekti i saj zvogëlohet prej 50%, transmeton lajmi.net.
Pas 10 orëve
Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe pas 10 orëve meshkujt mund të arrinin një ereksion të fortë.
Në fakt, kjo gjë ishte pothuajse aq e thjeshtë sa në 2 orët e para.
Pas 12 orëve
Shumë meshkuj mund të arrijnë ende ereksionin por nuk do ju zgjatë.
Koha mesatare e një ereksion pas kësaj kohe është rreth 16 minuta.
Pas 24 orëve
Pas një dite efektet e kësaj droge do të hiqen pothuajse të gjitha.
Veç kësaj, të gjitha gjurmët e kësaj droge do të zhduken nga qarkullimi juaj i gjakut, bashkë me nxitjen seksuale që ua mundëson kjo drogë, transmeton lajmi.net.
Si funksionon Viagra?
Kur ju e gëlltitni atë në formë të një hapi, komponenti cGMP i hollon venat e gjakut duke e lejuar gjakun të qarkulloj më lehtë.
Prandaj, gjaku qarkullon më lirshëm në penis, duke e bërë më të lehtë për meshkujt të arrijnë ereksionin.