Kuriozitete
Ja kush janë 19 njerëzit më të pasur në Shqipëri
Edhe këtë vit janë bërë publik njerëzit më të pasur në Shqipëri. Ashtu si vitin e kaluar, shqiptari më i pasur ka rezultuar Samir Mane.
Në listën e 19 më të pasurve (tabela2 ) janë emra të njohur të biznesit, shumica e të cilëve kanë aktivitet në disa sektorë të ekonomisë, si në tregun e karburanteve, ndërtimit, tregtisë me shumicë, medias, sektorit financiar, etj.
Metodologjia e përdorur në përcaktimin e më të pasurve gjithsesi duket se është mjaft e kufizuar dhe merr parasysh kapitalin e shoqërive tregtare në pjesët që i takojnë secilit aksioner, fitimin për vitin e kaluar dhe kapitalin neto.