Kuriozitete
Ja përse nuk është mirë t’i hiqni qimet në organet gjenitale
Ekspertët thonë se si nuk është punë e mençur t’i hiqni qimet në organet gjenitale. Shpjegojnë që ato kanë njëfarë roli në trup, si edhe vetullat apo qerpikët. Epo përse atëherë femrat me aq kujdes i ndukin dhe i rruajnë?
Në disa vite të fundit depilacioni brazilian është bërë aq i popullarizuar sa që është e vështirë të gjesh femra të cilat kanë sado pak qime midis këmbëve, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, a është mençuri të hiqen qimet? Ekspertët thonë jo. Sqarojnë që ato qime, si edhe vetullat apo qerpikët, kanë ndonjë rol në trup – nuk kanë dalë vetëm sa për të pasur çfarë të rruajnë femrat, t’i ndukin etj.
Qëllimi i këtyre qimeve është pengimi i kalimit trupave të huaj dhe baktereve deri te vagjina e pastaj të hyjnë brenda. Ato ndikojnë si filtër i llojit të vet i cili çdo gjë mban në vete.
Përveç kësaj, qimet ndihmojnë rregullimin e temperaturës trupore në atë pjesë të trupit. Pa këto qime gjenitalet ka mundësi të infektohen.
Megjithatë, shumica e femrave do të rrezikojnë të infektohen vetëm për të qenë në trend, përkatësisht që “flokët” t’u jenë ashtu siç i kanë imagjinuar.