Kuriozitete
Ja si mund t’i largoni rrathët e zinj poshtë syve për 15 minuta
Përdorni makeup-in për të mbuluar rrathët e syve? Ngjyra e tyre është aq e nxirë saqë mund të identifikohen lehtësisht dhe çfarëdolloj truku që mund të përdorni për t’i fshehur, nuk mund t’ia dilni dot me sukses.
Mungesa e gjumit, dieta e varfër me ushqime të shëndetshme, orët e gjata përballë ekranit të kompjuterit janë kontribuesit kryesorë të cilët ndikojnë në formimin e qeskave të errëta poshtë syve.
Ju nevojitet:
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji pure domatesh
1 lugë çaji shafran Indie
¼ lugë çaji miell
Përzini të gjithë produktet e mësipërme në një enë qelqi duke krijuar një masë kremoze.
Pastroni fytyrën dhe aplikojeni përzierjen në pjesën e poshtme të syve, në zonën me ngjyrë të errët dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.
Përsëriteni këtë tre herë në javë.
Lëngu i limonit mund të përdoret vetëm me produkte të tjera shtesë, si në rastin tonë me pure domatesh sepse ka nivel të lartë aciditeti që mund të ndikojë në lëkurën rreth syve duke e acaruar.