Kuriozitete
“Ja si më përdhunoi daja për vite me radhë. Dy fëmijët e mi i kam me të”
Julie, e cila ishte e tmerruar nga 61-vjeçari Peter shprehet se kur ra shtatzënë dhe e dinte që fëmija ishte i tij, u shkatërrua tërësisht.
“Isha e tronditur tërësisht pasi nuk e merrja fare parasysh mundësinë e abortit. Familjes i thashë se fëmija ishte i dikujt tjetri me të cilin kisha pasur marrëdhënie vetëm një natë. Kur isha 12 javëshe humba fëmijën. Ishte diçka e rëndë, por sërish më vonë ngela shtatzënë. Kisha një mal me emocione. Më vinte inat që ishte fëmija i Peter, por e vetmja gjë që doja unë ishte që fëmija të lindte mire dhe i shëndetshëm”, – tregon gruaja.
Kur ishte vajzë ende e vogël, daja vente herë pas here tek shtëpia deri në moshën 13-vjeçare, kur ndodhi përdhunimi i parë. Sa herë që ai shikonte Julien në South Shields, Britaninë e Madhe, përfitonte nga mundësia dhe e përdhunonte. Në moshën 23-vjeçare Julie ngeli shtatzënë dhe u largua nga shtëpia e së ëmës. Megjithatë, pas gjithçkaje që kishte kaluar, Julie ra në depresion.
Kur e gjithë familja, e cila nuk kishte asnjë ide mbi atë që kishte ndodhur, i propozoi dajës që të shkonte dhe të jetonte me vajzën, ajo ishte shumë e dobët për të kundërshtuar. Përdhunimi dhe keqtrajtimet që ajo të mos fliste mbi atë që po ndodhte, ishin të përditshme. Siç tregon Julia, ishte shumë e frikësuar për të treguar në lidhje me atë që kishte ndodhur.
Ajo solli në jetë edhe fëmijën e dytë me dajën e saj abuzues. U mundua shumë herë të arratisej apo edhe t’i jepte fund jetës, por gjithçka përfundoi pasi daja mostër u akuzua për abuzim seksual dhe vepra të tjera të turpshme, të cilat i kishte kryer me një femër tjetër. Aty doli në dritë edhe historia e Julias, e cila shpëtoi nga personi-kafshë që kishte në krah.