Showbiz
Jeta si sheik e të dashurit të Lori Hoxhës, i rrethuar nga luksi tërheq vëmendjen e të gjithëve
Vis Bajraktari është i dashuri i Lori Hoxhës dhe prej disa vitesh ata janë duke jetuar një romancë të bukur dashurie. Edhe pse Lori dhe Visi nuk ekspozohen shumë pranë njëri-tjetrit në rrjetet sociale, jeta e tyre u ka tërhequr vëmendjen të gjithëve.
Përgjithësisht jemi mësuar të shikojmë Lorin në qendër të vëmendjes mediatike, por ai që ka bërë përshtypje këtë herë është Visi. Djaloshi i ri ka postuar një fotografi në Instagram, ku duket që është mes luksit.
Ai ka mbajtur të fshehtë vendin se ku po pushon, por fotoja nuk ka kaluar pa u vënë re. Ajo ka rënë në sy të Erik Fullanit, djalit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ermal Mamaqit por edhe shumë të tjerëve.