Connect with us

Jo vetëm për ushqim, qepa e kuqe bën mrekulli në flokët tuaja

Kuriozitete

Jo vetëm për ushqim, qepa e kuqe bën mrekulli në flokët tuaja

Jo vetëm për ushqim, qepa e kuqe bën mrekulli në flokët tuaja

A e keni ditur se lëngu i qepëve të kuqe mundë të ndihmojë shumë në zvogëlimin e rënies së flokëve, ndalimin e thinjave të flokëve dhe njëkohësisht përshpejton rritjen e flokëve dhe përmirëson cilësinë e tyre?

Shpejtësia e rritjes së flokëve përfundimisht varet nga gjeni por për shkak të faktorëve të ndryshëm të jashtëm dhe të brëndshëm flokët tona nuk rriten me shpejtësinë e tyre maksimale.

Për këtë mundë të ndihmojnë disa preparate shtëpiake, reçetat e të cilëve barten nga gjenerata në gjeneratë.

Metoda me qepët e kuqe kryesisht është mjaft efektive, kurse e përdorin edhe persona të njohur Holivudian.

Në shumë studime të ndara është dëshmuar se qepët e kuqe pengojnë humbjen e flokëve në gati 87% të rasteve.

Edhe vetë do të befasoheni me pamjen e flokëve tuaja në afat prej një muaji.

Dermatologët thonë se nuk ka pasoja të dëmshme për lëkurën e kokës apo flokët.

Qepa e kuqe është e veçantë sepse është e pasur me sulfur i cili nxitë prodhimin e kolagenit i cili është mjaft i rëndësishëm për rritjen e flokëve.

Lëngu i qepëve është i mirë edhe për përmirësimin e qarkullimit në flokë.

Gjithashtu, zvogëlon pezmatimin e lëkurës, sepse ka veti antibakteriale.

Lëngu i qepëve i bën flokët tuaja më të forta, hapë folikulat e flokëve dhe pengon infeksionet në flokë.

Ata që kanë përdorur këtë metodë thonë se paraqet rezultate menjëherë pas një muaji.

Receta për rritjen e flokëve me qepë të kuqe:

Pastroni dhe bluani dy, deri në katër qepë të kuqe dhe kulloni lëngun e tyre (ose i përzieni në blender dhe pastaj e kulloni lëngun apo më së miri – në lëngështrydhës).

Në këtë lëng shtoni 1 lugë mjaltë dhe përzieni.

Masazhoni kokën me këtë lëng dhe e lini të veprojë rreth 15 – 30 minuta.

Aroma është e forte por ia vlen mundin. Mundë ta mbani madje edhe një orë, nëse nuk nxitoni.

Pas këtij trajtimi, lani flokët si zakonisht.

Trajtimi duhet përdorur dy deri tri herë në muaj.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top