Kuriozitete
“Ju dua me gjithë zemër”. Letra prekëse e nënës së vrarë, për fëmijët e saj
Një nënë ka lënë një letër urimi të veçantë në ditën e Shën Valentinit për 5 fëmijët e saj, para se të gjendej e vdekur në një plazh.
Lisa Williams, 31-vjeçe u dërgoi letrën fëmijëve të saj, për t’u treguar se i do me gjithë shpirt, para se policia ta gjente të djegur trupin e saj në një plazh në Anglesey të Uellsit.
Bashkë me mesazhin e saj të ëmbël ishin edhe 5 çokollata të preferuara të fëmijëve të saj dhe një varëse dhuratë për njërën prej vajzave me mbishkrimin: “Për kur të jesh më e rritur”.
Nëna e cila së fundmi ishte ndarë nga bashkëshorti i saj e kishte postuar letrën në datën 12 shkurt, në mënyrë që të shkonte te fëmijët e saj për ditën e Shën Valentinit.
“Ju dua me gjithë zemrën time uellsiane. Do të shihemi shumë shpejt, ju premtoj.
Duar të mira, fjalë të bukura dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”,- shkruan ndër të tjera ajo në letrën e saj.
Pas mësimit të këtij lajmi, me mijëra mesazhe ngushëllimi shkuan në adresë të familjes.
Policia ende nuk ka informuar mbi arsyet e vrasjes dhe djegies së saj, por po heton për ngjarjen.