Kuriozitete
Ju kujtohet djaloshi dyvjeçar që pinte 40 cigare në ditë? Shikoni si duket tani (Foto/Video)
Në vitin 2010, bota ishte shokuar nga rrëfimi i djaloshit nga Indonezia i quajtur Ardi Rizal. Asokohe ai ishte vetëm dyvjeçar por pinte 40 cigare në ditë.
Në fakt në videon e publikuar që ishte bërë virale, shihet se si ai ishte bërë i varur nga duhani gjë që kishte filluar t’i shkaktonte probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Njerëzit nga e mbarë bota ishin shokuar kur panë videon e vogëlushit duke pirë cigare, ndërkaq ajo çfarë e zemëroi më shumë opinionin është, kur u kuptua se vogëlushi në fakt nuk ishte dyvjeçar kur filloi konsumimin e cigare por vetëm 18 muajsh.
Por pasi që çështja e këtij vogëlushi u bë globale, qeveria indoneziane ndërhyri dhe kështu e dërguan në një qendër rehabilitimi, por edhe aty ai kishte hasur në probleme, pasi heqja dorë nga shprehia e vjetër i shkaktoi një problem tjetër.
Ai filloi të shtojë në peshë dhe brenda pak kohe humbi vetëkontrollin duke ngrënë gjithçka që i vinte në dorë, por pas insistimit të mjekëve ai sot bën një jetë të shëndetshme. /Telegrafi/