Showbiz
Kallashi ia jep Milaim Zekës “mullarin” (VIDEO)
N’Kosovë Show këtë javë kishte të ftuar Milaim Zekën, tashmë kandidat për deputet nga radhët e NISMA-së.
Milaim Zeka foli për shkrimet e tij ndaj Fatmir Limës dhe inkuadrimin e tij po tek ai që dikur e kritikonte.
Ai tha: “Pasi u binda që nuk ishte i korruptuar, shkova në partinë e tij”.
Gjatë bisedës ku tregonte për luftën dhe kur u pyet për kolegun e tij Tahir Desku – reporter lufte – ai filloi të qajë si fëmijë dhe me mllef të madh për pushtetet e së kaluarës.
Në fund Milaimit iu bë një befasi nga Donjeta Kosumi – Kallashi, kur ajo ia dha atij një “mullar”.
Shikojeni videon e emisionit:
https://youtu.be/R5NHqD3M38Y