Kuriozitete
“Kam gruan për të lindur, është keq”, reagimi i policëve në Elbasan është i habitshëm
Në video zonja nuk shfaqet shumë, por le ta marrim të mirëqenë një situatë të tillë. Reagimi i policëve nuk ka të bëjë aspak me atë njerëzor, duke futur ndjenjat në mes, por profesional. Në fund të fundit, po zbatojnë rregulloren dhe ligjin. Por, a duhen marrë parasysh të tilla raste emergjente?
A duhet t’u besojmë qytetarëve kur janë realisht në nevojë, a duhet t’i kuptojmë ata? Me të vërtetë zonja shtatzënë mund të ishte nisur me një autoambulancë drejt Tiranës, por të jemi të sinqertë, të gjithë e dimë se në ç’gjendje është mjekësia në vendin tonë.
I morën patentën për kalim të shpejtësisë së lejuar. Ndërkohë vëllai i thotë që jam me urgjence se kam nusen duke lindur. Nuk i kthejnë përgjigje fare. I heqin patentën. Do dalësh në komision i thanë, ndërkohë që nusja është futur në operim për të lindur se kishte probleme me pozicionimin e fëmijës, në Elbasan nuk e bënin operim”, – tregon vëllai i shoferit.