Kuriozitete
“Kam kapur të dashur gruan e shefit, por po ndodh ajo që se përballoj dot”
Një djalë i ri, i cili ka mundur të gjej një punë që e bën të ndihet tepër i kënaqur, duket se i ka krijuar një problem vetes.
24-vjeçari ka krijuar një lidhje të fshehtë me gruan e shefit të tij, por tani është penduar dhe dëshiron të tërhiqet. Mirëpo, kjo nuk është aspak e lehtë në rrethanat që ndodhet…
Ja çfarë i ka rrëfyer ai psikologes së “The Sun”.
Letra e djalit
“Para një viti fillova punë në një kompani e cila tregton pajisje kopshtarie. Kjo punë më pëlqen shumë, dhe me sjell të ardhura të mira. Gjithashtu ashtu shefi me konsideron njeri të besuar dhe më mbanë afër duke më krijuar shumë favore.
Para pak ditësh ai kishte ditëlindjen dhe në festën e organizuar më ftoi edhe mua. Ai është 50 vjeç ndërsa gruaja e tij është shumë vite më e vogël, është 36-vjeçe.
Gjatë festës, ajo u largua pak më herët dhe shefi më tha që ta shoqëroja unë, për t’u siguruar se ajo do të shkonte në shtëpi.
Gjatë rrugës, gruaja e tij më tha të ndalonim për një kafe, dhe sigurisht nuk mund t’ia prishja. Por pa vonuar shumë, nisi të më puthte…
Pastaj më kërkoi ta çoja në shtëpinë time, dhe aty përfunduam duke bërë seks.
Mendova se këtë gjë nuk do ta përsërisnim më, edhe pse ishte fantastike, por tani kemi përfunduar duke fjetur rregullisht.
Unë nuk dua ta vazhdojmë këtë lidhje, sepse nuk dua të rrezikoj vendin e punës, por nuk di se si të ndahem prej saj. Po sikur ajo t’i tregojë diçka të shoqit?!”
Përgjigjja e psikologes
“Mendoj se e ke shumë të lehtë të shkëputesh. Thjeshtë thuaja asaj se nuk do ta vazhdosh më këtë lidhje dhe se nuk ke në plan ta shkatërrosh as martesën e saj e as punën tënde.
Lidhja juaj është e bazuar vetëm mbi pasionin, dhe kjo nuk është arsye për të vazhduar sepse të dy rrezikoni të humbisni shumë”.