Lajme
Kapet më në fund “lushnjarja e tmerrshme”, vetëm 22-vjeçe dhe bënte kërdinë
Edhe pse është vetëm 22-vjeçe, prej më shumë se dy vitesh ajo ishte shpallur në kërkim nga policia.
E quajnë Ajsela Metushi dhe ka rënë në prangat e bluve të Fierit ditën e djeshme.
Gjykata e Lushnjes ka dënuar të renë me 6 muaj burg, ndërsa ajo akuzohet për falsifikimin e pasaportave dhe vizave.
Njoftimi i policisë
-Ajsela Metushi, 22 vjeçe, banuese në Lushnje.
Policia bën me dije se ndalimi i kësaj shtetases u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 23.12.2015, e ka dënuar me 6 (gjashtë) muaj burgim, për veprën penale “Falsifikim i pasaportave apo vizave”.