Kuriozitete
Katër gabime që bëni me grimin të cilat iu rrisin në moshë!
Buzët e errëta, lëkura e shndritshme, sytë me xixa, vetullat shumë të errëta ose thjesht shumë të trasha, nuk iu bëjnë të dukeni natyrale.
1. Buzët e errëta
Nëse përdorni ngjyra të errëta në buzët tuaja, atëherë ato do të duken më të vogla dhe të ftohta. Ngjyrat e çelura iu japin jetë buzëve dhe iu bëjnë të dukeni më të reja.
2. Lëkurë e shndritshme
Mos përdorni korrektor apo buzëkuq me shkëlqim. Ato iu japin një pamje jo natyrale, e cila iu bën të dukeni më të mëdha. Gjithashtu shkëlqimi i tyre i ve më në pah defektet që mund të keni.
3. Sytë me xixa
Xixat apo tonet me shkëlqim në sy janë të egzagjeruara dhe rrjedhimisht japin idenë e një personi të madh në moshë që nuk ka hequr dorë nga moda e fëmijërisë. Përdorni tone mat në sy për t’iu dhënë atyre formën që dëshironi.
4. Vetullat
Vetullat shumë të errëta ose thjesht shumë të trasha, të tërheqin gjithmonë vëmendjen. Përpiquni të gjeni një ngjyrë natyrale për vetullat tuaja dhe të kujdeseni që të keni një formë të përshtatshme për fytyrën tuaj. /Telegrafi/