Kuriozitete
Këngëtarja shqiptare bën rrëfimin shokues: Donin të më ndërronin në maternitet
Këngëtarja shqiptare bën rrëfimin shokues: Donin të më ndërronin në maternitet
Ajo është ndër këngëtaret e para që të vjen ndër mend kur dëshiron që të dëgjosh muzikë popullore. E bukur, një zë i veçantë dhe me një repertor shumë të pasur, kjo edhe për shkak të viteve të shumta karrierë që ka mbi supe.
Një këngëtare, këngët e së cilës nuk mungojnë kurrë në asnjë dasmë, dhe këtë e themi me plot bindje, shkruan Class.
Bëhet fjalë për Remzie Osmanin. E kemi paksa të vështirë që ta ndajmë nga vëllai i saj, Nexhat Osmani, pasi të dy i shohim vetëm bashkë, në klipe, koncerte, por gjithsesi sot do të ndalemi tek një histori e trishtë që ka ndodhur kur Remzija ishte një e sapolindur.
E ftuar në emisionin “Lemza”, këngëtarja ka treguar se kur ka lindur, atë e kanë ngatërruar në maternitet me një fëmijë tjetër.
Jo për shkak të ndonjë pakujdesie të infermieres, sepse fëmija tjetër që i ishte dorëzuar nënës së saj, ishte djalë.
“Më kanë ndrru tri ditë, e kanë mbajt një djalë të huajin, infermieret serbe i kanë thënë maje është i yti po nëna nuk ka pranu”, ka thënë Remzie Osmani.
Një histori absurde. Kështu mund ta cilësojmë këtë ngjarje në ditët e sotme, por nëse atë do ta vendosnim në kontekstin historik, politik, kulturor të atyre viteve, do e kuptonim që nuk do ishte edhe aq absurditet.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.