Kuriozitete
Kërkesa e 27-vjeçares: “Beqarët më duan si dashnore, dua një burrë me RR të fortë”
Jeta të përball me lloj-lloj sfidash e ndonjëherë disfatat na bien për pjesë. E bukura është kur ti i përballon ato dhe nuk të mposhtin paragjykimet e njerëzve.E tillë është edhe historia e mbërritur në redaksinë tonë, ku një zonjë e divorcuar, e cila ka një vajzë 7 vjeçe kërkon një mbështetje, kërkon të njohë dikë që ta ketë në krah pavarësisht atyre që ka kaluar.
Ajo është e vuajtur në jetë, por ia ka dalë më së miri me punën dhe të ardhurat e saj. Zonja shprehet se beqarët duan ta mbajnë si dashnore për faktin se ka një vajzë, ose i kërkojnë ta lërë atë tek prindërit, gjë që 27-vjeçarja nuk e toleron dot.Kështu, gruaja kërkon një burrë të divorcuar ose të ve që të mund të krijojnë një familje. Sigurisht, për këtë ajo ka disa kritere.
Më poshtë rrëfimi i 27-vjeçares:
Mirëmbrëma, jam një zonjë 27 vjeçe nga një qytet i vogël i Shqipërisë… Jam e divorcuar e me një vajzë 7 vjeçe , e divorcuar jo për fajin tim (rrethanat do ia sqaroj zotërisë së interesuar). Shpesh herë mendoj se më mjafton fakti që kam një fëmijë (vajzën) e jam mirë vetëm me të, por ja që ka momente që njeriu ka nevojë për një fjalë të mirë e një mbështetje.
S’po zgjatem më. Të flas pak për veten: Jam e angazhuar me punë e arsim të lartë, e paraqitshme nga 1 deri tek 10 po e vë 5, me shumë edukatë dhe tepër e drejtpërdrejte, zemërgjerësia është ajo që më karakterizon, kërkoj një person ta kem dhe t’më ketë mbështetje dhe të ndërtoj jetën përsëri, dhe deri tani në ambientet që jetoj e frekuentoj s’kam njohur askënd të divorcuar (jo për fajin e tij) apo të ve, kërkesa ime i referohet kësaj kategorie për arsye se do më mirëkuptoj për pjesën e mëmësisë, do më interesonte më shumë dikush i ve për arsye se s’dua probleme me të kaluarën e tij, dua të njoh një zotëri maksimumi me një fëmijë, për qëllime serioze, nëse fëmija jeton me zotërinë do ta kem njësoj sic kam vajzën time.
Zotëria të jetë i punësuar nga qyteti ose të jetojë në qytet, s’mundem të jetoj në fshat, të jetë pa vese si alkol, bixhoz, feminist. Të jetë i pjekur në kuptimin e logjikës, serioz dhe i sigurtë ç’do e ç’bën, me pak fjalë buRR me RR të fortë, me edukatë, i sinqertë, zemërmirë dhe i sigurt që e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe në gjendje të mirë ekonomike, me shtëpi, punë e t’i përgjigjet familjes jo mua, unë i përgjigjem vet vetes e vajzës (ana monetare është e rëndësishme për të ndërtuar një familje e martesë pa probleme, kjo s’më bën interesaxhie, por koshiente për situatën) mosha të jetë rreth 35-40 vjeç.
Cilido person i interesuar dhe i vetëdijshëm për kushtet e sipër përmendura të kontaktojë J.O.Q dhe do ta kontaktoj vetë.