Kuriozitete
Kërkoi ta varrosnin të gjallë, por shikoni çfarë bëri brenda varrit (Foto)
Kureshtja mund të të shpije deri në çmendi, e që kur ta lexoni këtë rast, është vërtetë çmenduria më e madhe e bërë deri tani, shkruan revista Kosovarja.
John Edwards, i cili ishte i njohur ndër narkomanët dhe alkoolistët më të mëdhenj , e që sot përmes shumë lutjeve dhe këshillave mundohet t’iu ndihmojë njerëzve, vendosi të kalojë 3 ditë nën tokë, duke poseduar brenda edhe laptop dhe duke u dhënë njerëzve përgjigje përmes rrjeteve sociale për shumë pyetje të tyre.
Edwards gjatë jetës së tij ka pasur dy herë tumor dhe poashtu ka vuajtur shumë pasoja nga alkooli dhe droga, duke përjetuar edhe dhunë seksuale. Para 27 vitesh, kishte deklaruar se i kishte ndodhur një fenomen i çuditshëm, ku thoshte se “kishte biseduar me Zotin” dhe që nga atëherë u largua nga rruga e shfrenuar e cila e kishte përcjellë ndër vite.
Me të vendosur të kalojë sfidën e cekur më lartë, atij ia kishin ndërtuar një sanduk special, ku brenda kishte hapësirë të madhe e që posedonte edhe tualet dhe dy kanale në të cilat i transferohej ushqimi dhe tjetra ishte për ajër. “Kur fillon të hidhet dheu, është një moment tejet i frikshëm” ishte shprehur ai.
Fakti që nuk vuante nga klaustrofobia, i kishte ndihmuar shumë që t’i kalojë 3 ditë në një ambient të mbyllur, por që kureshtja e tij kishte kaluar kufijtë./Kosovarja/
Per me shume lajme ndiqni linkun me poshte.