Kuriozitete
Kështu duket sot Kasandra si 44 vjeçare (Foto)
Për “Kasandrën” vitet janë ndalur
Aktorja Coraima Alejandra Torres Díaz tek ne u bë e njohur nga seriali “Kasandra” i cili në ekranet shqiptare u transmetua para 20 vitesh. Serial ky shumë i shikuar dhe i cili ende mbahet mend nga shikuesit.
“Kasandra” lindi më 6 qershor të vitit 1973 në Valencia të Venezuelës. Ajo filloi karrierën e saj të aktrimit në Venezuelë, në fund të viteve të 80-ta. Rolin e saj të parë e kishte në telenovelën “Gardenia” dhe “Alondra”. Ajo mori rolin e saj të parë si protagoniste në vitin 1992, në serialin e famshëm “Kasandra”, e cila u shfaq në më shumë se 100 vende, shkruan rtv21.tv.
Partneri i saj në atë telenovelë ishte aktori kolumbian Nicolas Montero me të cilin dashurinë e tyre e kurorzuan në vitin 1996. Çifti tani ka një djalë që e kanë quajtur Manu Nico.
Kujtojmë që seriali “Kasandra” është xhiruar në vitin 1992 pra, para 25 vjetësh.