Showbiz
Kështu e uron Ariana vjehrrën e saj për ditëlindje (Foto)
Këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen edhe në ditët e sotme.
Pavarësisht moshës që ka ai konsiderohet si njëri ndër këngëtarët më të mirë në vend.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Sabri Fejzullahu, transmeton Gazeta Express.
E drejt hapave të babait të tij, ka shkuar edhe djali i tij Ermal Fejzullahu i cili gjithashtu ka arritur të bëjë për vete mijëra fansa.
Përveç muzikës që Sabriu e Ermali merren, fansave të tyre gjithmonë ju intereson edhe jeta e tyre private, duke dashur të kuptojnë se si është jeta e tyre jashtë skenës e koncerteve të shumta.
E të përfolur në medie padyshim që janë edhe familjarët e tjerë të familjes.
Nera Fejzullahu është një nga emrat e komentuar të skenës, për shkak se është gruaja e këngëtarit Sabri Fejzullahut dhe nëna e Ermalit.
Nera sot ka një ditë shumë të veçantë. Ajo sot feston ditëlindjen e saj.
Sigurisht që Nerës nuk i kanë munguar urimet e dhuratat e shumta nga më ta afërmit e tyre.
Mirëpo, reja e saj e cila gjithashtu është shumë e përfolur në mediet rozë, është treguar shumë e kujdesshme për t’i bërë një urim të veçantë vjehrrës së saj.
Ariana pak minuta më parë në profilin e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me vjehrrën e saj Nerën dhe djalin.
“Urime ditëlindjen Mami”, kishte shkruar ajo duke lënë emoji në zemër.
Kjo më së miri tregon se sa shumë raporte të mira kanë vjehërr e nuse mes vete.