Kuriozitete
Këta shkodranë kanë bërë zbulimin e vitit! Mos e humbisni, do ju duhet! (Video)
Të gjithë ata qytetarë që kanë një makinë e dinë mjaft mirë se pasi kanë bërë një numër të caktuar kilometrash me makinën e tyre, duhet të shkojnë në servis dhe të ndërrojnë vajin.
Deri këtu çdo gjë është e qartë. Por a e keni vrarë ndonjëherë mendjen se ku përfundon vaji që mekanikët e servisit heqin nga makina juaj? Nuk përfundon në ndonjë fast-food, mos u shqetësoni.
Kështu në një servis në Shkodër, punëtorët kanë patur një ide gjeniale. Me vajin e vjetër të grumbulluar nga makinat e ndryshme ata mbushin një tip sobe me anë të së cilës ngrohen gjatë këtyre ditëve të ftohta. E habitshme apo jo? Shikojeni videon dhe do ta besoni.