Kuriozitete
Këto 3 përbërës do të mbajnë “gjallë” lulet tuaja të preferuara
Kushdo që ka mbjell në shtëpinë e tij bimë apo lule të ndryshme, e di sesa e vështirë është që ato të ruajnë freskinë dhe të jenë të shëndetshme gjatë gjithë kohës. Pavarësisht se ju i ujisni dhe kujdeseni gjatë gjithë kohës për to, prapë ka diçka që nuk shkon dhe ato duken të vyshkura ose sikur do të thahen nga momenti në moment.
Mos u shqetësoni. Ne do t’ju tregojmë një mënyrë shumë efektive dhe të thjeshtë, që i kthen në “jetë” bimët tuaja të preferuara.
Çfarë ju duhet:
Një lëkurë banane
Kafe
Lëvozhgat e vezës
Pak ujë
Si ta përgatisni:
Miksojini të gjithë këto përbërës bashkë në një blender dhe më pas hidheni rreth e rrotull lules. Do ta shihni sesa shpejt ajo do ta marr veten.