Connect with us

Këto janë 10 gjëra që i hasim çdo ditë por nuk e dimë funskionin e tyre të vërtetë

Kuriozitete

Këto janë 10 gjëra që i hasim çdo ditë por nuk e dimë funskionin e tyre të vërtetë

 

 

Sa herë kemi menduar duke pyetur veten për një send apo objekt se çfarë është kjo? Ka edhe disa raste kur fëmijët tanë, nipërit, apo gjyshërit na pyesin në lidhje me funksionalitetin e disa objekteve dhe nuk dimë çfarë të themi se nuk kemi një shpjegim logjik.

Kjo është arsyeja pse ne do ju ndihmojmë të identifikoni disa gjëra të përditshmërisë që ndoshta nuk ua keni ditur kurrë funksionin. Nëse dikush prej jush i di këto gjëra, atëherë për dikë tjetër mund të jetë një informacion i munguar.

Prandaj, mbani shënim!

Ndryshimi i pasqyrës së pasme. Ky ndërrim është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm dhe duhet ta dini funksionin e tij ditë natë. Kjo parandalon që ju të verboheni nga fenerët e makinave që keni pas gjatë natës. Kjo pasqyrë me hapësirë të dyfishtë reflektuese e cila mund të ndryshojë duke shtypur një buton mund t’u shpëtojë edhe jetën.

Pse një prestar është i ndarë? Ju ndoshta nuk e dini por këto ndarëse janë bërë që pasi prestari përdoret atij i thyhet fuqia prerëse prandaj edhe duhet të thyhet herë pas here me një mjet si tip varke që ne gjithmonë e flakim.

Xhepi tek mbathjet e grave: Ndoshta shumica e grave kanë vënë re se në të brendshmet e tyre ka një lloj xhepi. Ajo copë nuk është projektuar për të kursyer para, por është një shtesë e kërkuar nga standardet sanitare për shëndetin dhe pastërtinë e gruas.

Pantallona me vijë. Kjo është edhe e modës por si fillim është përdorur nga europianët si një metodë për të kursyer hapësirë teksa i transportonin veshjet në vendet e tjera. Fabrikat i hekurosnin dhe pantollonat bëheshin shumë të volitshëm për të zënë sa më pak vend.

Shenja në çantën e shpinës. Me siguri mendoni se kjo shenjë në çantën tuaj të shpinës është pjesë e dizajnit. Megjithatë, ajo ka një funksion të veçantë: Ky artikull është që të kalojnë lidhjet mes vrimave që ka në mënyrë që të fusni një objekt shtesë. Kjo është shumë e dobishme për njerëzit të cilët shkojnë kampe.

Kodi në kozmetikë. Nëse e doni grimin atëherë duhet ta dini edhe se çfarë shpjegon kodi në produktet tuaja të bukurisë. Shkurtimet 6M, 12M ose 24M japin informacion se sa muaj mund të përdoret produkti juaj. Mos harroni që kur ta blini produktin ta shënoni diku datën që e keni hapur.

Vrima në shkopin e lëpirësve nuk është që fëmijëve të mos u merret fryma në rast se shkopi gëlltitet, por funksioni i saj është që ta mbajë shijen e ëmbël deri në fund të lëpirëses, duke qenë se aty është e fiksuar një lëndë e ëmbël ndryshe nga gjithë lëpirësja.

Vrima e zezë ndërmjet kamerës dhe blicit te iPhoni juaj. Ky është një mikrofon ndihmës dhe është projektuar në mënyrë të posaçme për videot që të kenë zë më të mirë teksa filmohen gjithashtu ndihmon dhe mikrofonin kryesor në kapjen e tingujve të vështirë.

Topi në majë të kapuçit fillimisht është përdorur nga marinarët francezë. Kur marinarët ulnin kokën, ky top në majë të kapuçit ka shërbyer për të mbrojtur kokën nga goditjet. Tani është vetëm një stoli, por dikur shpëtonte jetë.

Numri 57 në paketimin e keçapit Heinz në fakt është shumë kurioz por nuk ka ndonjë domethënie përveçse ka funksionin që t’u ndihmojë juve t’mos u rrëshqasë nga dora.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top