Kuriozitete
Koncerti i madh sot në sheshin “Skënderbej”, zbuloni detajet e fundit
Koncerti i madh sot në sheshin "Skënderbej", zbuloni detajet e fundit
Ashtu siç është bërë tashmë traditë vitet e fundit, Tirana do të festojë edhe këtë mbrëmje të ashtuquajturën "Nata e Bardhë".
Edhe këtë të mërkurë, sheshi "Skënderbej" do të kthehet në një arenë festive, ku do të mbahet edhe një koncert i madh me një sërë këngëtarësh të ftuar.
Dhe siç është njoftuar nga Bashkia Tiranë, pjesë e koncertit do të jtë edhe këngëtarja angleze Emeli Sande.
Ndërkohë është zbuluar edhe bukuroshja që do të prezantojë këtë koncert madhështor që pritet të nisë në orët e mbrëmjes.
Mësohet se Bashkia Tiranë, ja ka besuar atë moderatores së njohur të Top Channel, Dojna Mema.
Tashmë na mbetet veçse të ja kalojmë sa më gëzueshëm këtë mbrëmje! (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.