Kuriozitete
Kosovarit i humbi kuleta në Shkodër, ja çfarë ndodhi pas 2 muajsh (Foto)
Blondi Smërqaku duhet të ndihet me fat. Tifozit të Gjilanit i cili ishte pjesë e grupit të tifozëve “Dardanët” në ndeshjen Kosovë – Kroaci të zhvilluar më 6 tetor në Shkodër, i kishte humbur kuleta me gjithë dokumentat që i kishte në të.
Mirëpo, se ajo do t’i kthehet pas dy muajsh nuk e kishte menduar asnjëherë. Por, ja që Blondi tani sërish e ka kuletën e tij.
Tifozi i flakët i Gjilanit ka treguar se si erdhi deri tek kuleta e tij pas dy muajsh.
“Në ndeshjen Kosovë – Kroaci e luajtur në Shkodër më kishte humbur kuleta me gjithë dokumentat që ishin në të. Pas katër ditësh lajmërohet në Facebookun tim një zonjë shumë bujare, doktoresh, e cila më lajmëron se është gjetur kuleta ime dhe më ndihmoi t’i kem prapë dokumentet. Ajo është Margaret Lleshi Guraziu, të cilën e falënderoj shumë bashkë me kolektivin e saj”, theksoi Smërqaku për Gazetën Sheshi.
Megjithatë, klueta e Smërqakut ka ardhur vetëm tani me postë.
Në sfidën që Kosova e humbi 6:0 nga Kroacia, shumëkush është ankuar se i janë vjedhur kuletat dhe sot e asaj dite nuk i kanë më. Andaj, Smërqaku duhet të ndihet me fat.