Kuriozitete
KPK sqaron qytetarët: Dërgoni fakte implikuese, por nuk bëjmë rigjykime të çështjeve
KPK sqaron qytetarët: Dërgoni fakte implikuese, por nuk bëjmë rigjykime të çështjeve
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk do të luajë rolin e Gjykatës, duke lënë në fuqi kështu vendimet e marra nga togat e zeza në proceset gjyqësore.
Sqarimi është bërë nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmes një njoftimi për mediat, ku nënvizon rolin që ka ky institucion, i ngritur në bazë të zbatimit të reformës në drejtësi.
Sipas KPK-së, ditët e fundit ky institucion është përballur me një numër të lartë ankesash nga qytetarët lidhur me vendimet e marra nga gjykatat, që për qytetarët janë të padrejta.
Për këtë arsye, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thekson se të gjitha provat dhe faktet që do të paraqiten nga qytetarët tek Formulari i Denoncimit do të shërbejnë për të hetuar pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Por se kjo nuk do të thotë se do të ketë ndryshim të vendimeve të marra nga gjykatat. Megjithatë KPK nënvizon se të gjitha denoncimet e qytetarëve do të merren parasysh gjatë rivlerësimit të figurave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.