Kuriozitete
Krijohet qyteti i parë lundrues në botë
Krijohet qyteti i parë lundrues në botë
Një qytet lundrues, i kompletuar me shtëpi, hotele, restorante dhe zyra, në kufijtë e fantashkencës.
Nuk është një ëndërr apo utopi, por një projekt i konsoliduar, ku ndërtimi do të fillojë në vitin 2020 në Oqeanin Paqësor, për të realizuar të parin “floating city” (qytet fluturues) në botë, në përputhje me kriteret mjedisore dhe ku do të eksperimentohen rregulla të reja të bashkëjetesës civile.
Projekti është i “Seasteading Institute”, një organizatë jofitimprurëse e cila punon me këtë vepër madhështore që prej vitit 2008.
Kjo shoqatë ka arritur një marrëveshje me qeverinë franceze, për të krijuar një prototip me madhësinë natyrale dhe për të zhvilluar të gjithë strukturën brenda vitit 2040, me një kosto e cila mund të shkojë 167 miliardë dollarë.
Qyteti lundrues, i pari në llojin e tij, cilësohet edhe si eksperiment social, për të ndërtuar një vend, ku qytetarët të jenë të lirë nga rregullat dhe politika dhe ku rregullat e bashkëjetesës do i shkruajnë nga e para, shkruan noa.al.
Ky qytet do të ketë edhe një monedhë të vetën e cila do të jetë virtuale. Thënë ndryshe do të jetë demonstrimi se si mendohet se do të jetë e ardhmja. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.