Connect with us

Kryemadhi: Rama nuk e kontrollon dot Llallën, ndaj kërkon të kapë Prokurorinë

Kuriozitete

Kryemadhi: Rama nuk e kontrollon dot Llallën, ndaj kërkon të kapë Prokurorinë

Kryemadhi: Rama nuk e kontrollon dot Llallën, ndaj kërkon të kapë Prokurorinë

Për Kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, qeveria po kërkon të vendosë një Kryeprokuror të ri, me qëllim që Kryeministri Edi Rama të kapë edhe Prokurorinë.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, u shpreh se pretendimi i socialistëve për të zgjedhur kreun e prokurorisë përmes KLP-së (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) është i gënjeshtërt, pasi ky organ akoma nuk është mbledhur.

Sipas Kryemadhit, kjo është një shenjë e qartë se mazhoranca kërkon të marrë në dorë edhe organin e Akuzës, duke parë edhe replikat e fundit në distancë.

“Reforma në drejtësi s’paska qenë gjë tjetër, veçse një mënyrë për të hequr nga një dorë, dhe për ta çuar në dorën tjetër. Dhe tani dalin dhe shkarkojnë Prokurorin e Përgjithshëm dhe duan të zgjedhin një të ri. Me pretendimin ta zgjedhë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një këshill që nuk mblidhet. A e dini se Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur ende, pasi Shoqëria Civile nuk ka kandidatë. Ose nuk kanë një kandidat të lehtë për ta kontrolluar. Se këtë kryeprokuror që ka nuk e kontrollon dot, dhe do një që ta ketë në dorë”, theksoi Kryemadhi. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top