Connect with us

Kryemadhi: Rama, Tahiri e Çako e dinë ku fshihen tre policët, s’flasin se kanë frikë

Kuriozitete

Kryemadhi: Rama, Tahiri e Çako e dinë ku fshihen tre policët, s’flasin se kanë frikë

Kryemadhi: Rama, Tahiri e Çako e dinë ku fshihen tre policët, s’flasin se kanë frikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagon lidhur me tre ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim, të dyshuar si bashkëpunëtor të grupit “Habilaj”, të përfshirë në trafik droge.

Në një konferencë për mediat pasditen e sotme, ajo tha se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, janë në dijeni të vendit ku ndodhen të shumëkërkuarit.

Sipas saj, ata nuk flasin nga frika se mos u del emri si të përfshirë në trafik droge.

“Me fshehjen qe po i bën tre të akuzuarve po tregon para shqiptarëve se është pjesë e Habilajve. Ky veprim i sotëm është mbrojtje e bandave të drogës. Askush më mirë së Edi Rama nuk e di se ku fshihen të kërkuarit e drejtësisë. Ai dhe Tahiri janë në dijeni se ku janë të kërkuarit. Kjo për faktin e thjeshtë se ata kanë frikë se nëse ndonjë kapet dhe nxjerr emrin e Edi Ramës. Sot më shumë se kurrë fronti ynë opozitar duhet të bashkojë forcat dhe të përzër këtë lloj politikani”, u shpreh Kryemadhi. /a.y/noa.al

Tre oficerët në kërkim, MPB: S’ka gjurmë prej tyre, nga kontrolli në banesa u gjetën prova

Operacioni për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë u dekonspirua? Nisin hetimet www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top