Connect with us

Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e krimit

Kuriozitete

Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e krimit

Kryemadhi: Rama, telekomandë në duart e krimit

Nga takimi me strukturat e LSI-së në Fier, kryetarja Monika Kryemadhi vijoi me akuzat në adresë të Kryeministrit, Edi Rama.

Ajo tha se shqiptarët po vuajnë çdo ditë e më shumë, dhe kjo për fajin e kreut të qeverisë. Sipas saj, Edi Rama është një vegël në duart e krimit të organizuar dhe bandave.

“Sot jemi në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë, prandaj zgjodhëm të jemi në opozitë, për të qenë zemra e shqiptarëve. Kjo për të qenë llumi i tepsisë. Atë atdhedashuri dhe atë krenari që shqiptarët kanë dhënë jetën për ta mbrojtur, sot Rama e ka shtrirë në tepsi e tij dhe e ka peng në dorë të bandave dhe krimit.

Para disa muajsh ishim krenarë para miqve ndërkombëtarë.Ju e patë dhe vetë se çfarë publiciteti i bëri Papa Françesku Shqipërisë. Edi Rama sot është telekomanda në duart e krimit të organizuar dhe bandave. Ne nuk ndihemi krenarë, prandaj kemi vetëm një rrugë, atë të zgjimit”.

Kryemadhi tha se LSI do të jetë në ballë të betejës, bashkë me qytetarët shqiptarë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top