Kuriozitete
Kryemadhi: Turp për ata mediokër që kërcënojnë gratë
Kryemadhi: Turp për ata mediokër që kërcënojnë gratë
“Të kenë turp të gjithë ata mediokër që kërcënojnë gruan në Shqipëri.” Deklarata është bërë këtë të mërkurë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në në Konventën Kombëtare e Lëvizjes së Gruas për Integrim.
Kryemadhi tha se një pjesë e mirë e vajzave dhe grave në Shqipëri përballen me kërcënime nga njerëz mediokër, të cilët sipas kryetares së LSI-së duhet t’u vijë turp.
Në të njëjtën kohë, ajo akuzoi qeverinë se po shkatërron të ardhmen e shqiptarëve, dhe se për këtë duhet të mbajë përgjegjësi klasa politike.
“Të gjitha ju që jeni në këtë sallë i keni bërë ballë kërcënimeve, disa kërcënimeve nga mediokër që të kenë turp që kërcënojnë vajzat dhe gratë shqiptare që nuk i ka kërcënuar njeri.
Do të doja të flisja më shumë por e di që keni lënë punët në shtëpi përgjysëm. Jeta e shqiptarëve është e vështirë, ata po varfërohen çdo ditë e më shumë. Ne jemi në udhëkryq midis të ardhmes dhe shpërbërjes së Shqipërisë. Ndjej dhimbje, revoltë dhe përgjegjësi.
Ndjej dhimbje se jam shqiptare, ndjej revoltë se jam nënën dhe ndjej përgjegjësi se kjo klasë politike është përgjegjëse. Jam e bindur që ndryshimi do jetë i padukshëm. “ tha ndër të tjera Kryemadhi (e.c/ noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.