Connect with us

‘Ku e di ti që Dafi nuk del me një gocë tjetër?’, Silva Gunbardhi i jep përgjigjen epike gazetarit

Kuriozitete

‘Ku e di ti që Dafi nuk del me një gocë tjetër?’, Silva Gunbardhi i jep përgjigjen epike gazetarit

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine” ishte Silva Gunbardhi, këngëtarja shumë e dashur për publikun që ka bërë namin me klikime me këngën “Të ka lali shpirt”.

E pyetur nga Alban Dudushi për çfarë zihet më shumë me partnerin e saj Dafin, Silva u shpreh se ata grinden për gjëra të vogla, si çdo çift.

“Çdo çift ka ato uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë, kam merak sepse i jep shpejt makinës. Një arsye tjetër pse zihemi është sepse unë e përdor shpesh shprehjen ‘O vëlla’, unë kështu i them se kam dialektin, por ai nxehet kur e përdor”, u shpreh Silva ndërsa tregoi se nuk zihen ndonjëherë për çështje xhelozie pasi ajo nuk del natën, vetëm Dafi del me shokët ose në studio.

“Ku e di ti që nuk është me ndonjë goc dhe jo në studio?”, e pyeti gazetari Ervin Kurti.

“Po mirë o le të jetë, ça të bëj unë, të vras veten tani?”, u përgjigj Silva duke bërë të gjithë të qeshin.

“Ti nuk e vret veten, por po e more vesh vret Dafin”, i tha Alban Dudushi. “Pak fare”, iu përgjigj Silva.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top