Connect with us

Kufoma e gjetur në brigjet italiane pa kokë, dyshohet se mund të jetë e avokatit shqiptar

Kuriozitete

Kufoma e gjetur në brigjet italiane pa kokë, dyshohet se mund të jetë e avokatit shqiptar

Kufoma e gjetur në brigjet italiane pa kokë, dyshohet se mund të jetë e avokatit shqiptar

Dalin detaje të reja lidhur me kufomën e gjetur në brigjet italiane të Leçes, ku u zbulua një trup i pajetë.

Mësohet se kufoma ishte pa kokë dhje sipas mediave italiane, ajo i përket avokatit shqiptar të deklaruar të zhdukur, Besnik Muço.

Trupi i pajetë u gjet i zhveshur dhe rezulton të jetë pa kokë, ndërkohë që kjo gjë e vështirëson dhe më tej identifikimin.

Aktualisht pritet ekspertiza dhe verifikimet e rastit, ndërkohë që familjarët pritet të kenë rol kyç në identifikim. Analizat e ADN-së po ashtu janë akti vendimtar për të identifikuar viktimën.

Avokati Bensik Muço në orët e vona të mbrëmjes së 2 nëntorit hipi në një traget të linjës Bari-Durrës, por rreth mesnatës celulari i tij rezultoi i fikur, duke humbur çdo gjurmë. Në traget policia gjeti disa nga sendet personale të avokatit.

Bashkëshortja e tij Rajmonda, e cila jeton në Macerata ka bërë kallëzim te autoritetet në lidhje me rastin në fjalë.

Ajo nuk kishte qenë në dijeni se bashkëshorti i saj ishte nisur në Itali e aq më tepër me traget, pasi sipas saj, Muço udhëtonte gjithmonë me avion.

Për këtë çështje kanë nisur hetime edhe nga prokuroria në Shqipëri, ku nuk përjashtohet edhe pista e vetëvrasjes./a.y/noa.al

Gjendet trupi i pajetë në det, dyshohet të jetë i avokatit shqiptar

Zhdukja e mistershme e avokatit Muço, ja ç'është gjetur në tragetin ku udhëtonte

Zhdukja e avokatit Besnik Muço, flet vëllai: Fola pak para se të nisej trageti

Zhduket avokati shqiptar, ishte nisur me traget për në Itali

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top